Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sot se gjatë takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, theksoi se miqësia me SHBA është shumë e çmuar për shqiptarët.
Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës zbuloi detaje nga takimi me sekretarin amerikan Blinken.
Ishte Blinken ai që në fillim e falënderoi kryeministrin për ndihmën që Shqipëria ka dhënë për strehimin e afganëve pas luftës në Afganistan, ndërsa Rama theksoi se miqësia me SHBA është shumë e çmuar për shqiptarët.
Rama tregoi se me Blinken folën për një sërë temash, përfshirë dhe situatën Ukrainë, për të cilin tha se padyshim vendim marrja i takon SHBA.
“Ne diskutuam lidhur me bashkëpunimin në këshillin e sigurimit, marrëdhëniet bilateriale, rajonin, reformat në Shqipëri dhe në tërësi i prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për ne , dhe atë të aleancës së NATO-s”, ka thënë Rama.
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...