Rama: Në pamundësi për të drekuar me kryeopozitarin Lulzim Basha, e bëra me Kurtin

00:21 | 12 Mars 2021

I ftuar në “Real Story”, Rama tha se ka ngrënë një drekë me Albin Kurtin, duke e konsideruar edhe Opozitë. Ai u shpreh se në pamundësi për të drekuar me kryeopozitarin Lulzim Basha, e bëri këtë gjë me Kurtin.

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me vizitën e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, në Shqipëri.

I ftuar në “Real Story”, Rama tha se ka ngrënë një drekë me Albin Kurtin, duke e konsideruar edhe Opozitë. Ai u shpreh se në pamundësi për të drekuar me kryeopozitarin Lulzim Basha, e bëri këtë gjë me Kurtin.

Pjesë nga biseda:

Sokol Balla: Si e pritët ardhjen e Albin Kurtit për fushatë në Shqipëri?

Edi Rama: Do diskutojmë për zgjedhjet e 25 prillit, apo me e lagu s’e lagu

Sokol Balla: Për zgjedhjet e 25 prillit po flasim…Albin Kurti, erdhi dhe prezantoi kandidatët e tij, zhvillime janë këto

Edi Rama: Në pamundësi për të bërë një drekë me Lulin, e bëra me Albinin. Edhe u kthye në Kosovë

Robert Rakipllari: Është normale që të bëjë fushatë në Shqipëri, si e gjykoni ju

Edi Rama: Nuk dua të hyj në këtë diskutim, s’kam dëshirë

Sokol Balla: Dreka shkoi mirë?

Edi Rama: Shkëlqyeshëm. Hëngra një drekë me Opozitën, me Opozitën pra se erdhi për fushatë. Nuk e bëra për Lulin e bëra për Albinin dhe shkoi shkëlqyeshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara