Rama në OKB: Kjo asamble nuk është e plotë pa Kosovën

20:36 | 25 Shtator 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në adresimin para Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kërkoi anëtarësimin e Kosovës në këtë union.

Sipas Edi Ramës, kjo Asamble nuk është e plotë pa Kosovën.

Në debatin e përgjithshëm të udhëheqësve botërorë në OKB, Rama tregoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, që synim e kanë që ekonominë ta bëjnë më të qëndrueshme.

Lajmet më të lexuara