Në një intervistë në TVSH, Edi Rama ftoi liderin e opozitës për bashkëpunim në shtator, por i menjëhershëm dhe i prerë ishte reagimi nga Lulzim Basha.
Kreu i PD, me anë të një postimi në “Twitter”, shkruan se kurrë nuk do të bënte një koalicion me Edi Ramën. Ai thotë se detyra e tij është vetëm largimi i Edi Ramës nga pushteti.
“Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!”, mbyllet reagimi i Bashës.
Në intervistën e dhënë në TVSH, Rama u shpreh se mazhoranca mbetet e gatshme për bashkëpunim. “Unë e kam treguar me fakte kokëforta. Dhe fakti më kokëfortë ishte shtrirja e dorës së bashkëpunimit për muaj të tërë ndaj opozitës për të garantuar procesin e kaluar zgjedhor dhe lutja për muaj të tërë ndaj kryetarit të opozitës dhe marrëveshja më në fund e arritur”, tha Kryeministr/TVSH/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...