Kryeministri Edi Rama u takua sot me studentë të Korçës në prani të ministres së Arsimit, Besa Shahini.
Ai u ka kërkuar studentëve të mos lënë në mes të rrugës një nga kërkesat kryesore, farsën e titujve akademikë, duke i lëshuar një tjetër paralajmërim pedagogëve.
“Kjo nuk mund të jetë një gjë që duhet të harrohet, nuk mund të fshihen pedagogët që duhet të kalojnë në filtër. Të paguarit e tarifës përgjysmë për të gjithë, bursat etj. janë shtrëngim financiar i shoqërisë, por në këmbim të një arsimi më cilësor, jo vetëm me lehtësim financiar të studentëve. Kam parasysh që të mos mbetet rrugës një nga kërkesat themelore të studentëve dhe pikat më të dobëta që kemi, farsa e titujve dhe korrupsioni i pedagogëve, tregtia e librave. Janë mbledhur disa pedagogë që duan heqjen e ligjit dhe thonë të ndalet denigrimi i profesorëve. Kush po i denigron? Puna është të ndahen pedagogët e nderuar nga sharlatanët që nën emrin e pedagogut janë një nga simptomat më domethënëse të sëmundjes së brendshme të universitetit”, tha Rama.
Sipas tij, nëse studentët dorëzohen dhe mjaftohen me lekët dhe titujt nuk vlerësohen, atëherë “pedagogët sharlatanë që i kishit ju në qafë, do ua lini në qafë atyre që vijnë pas jush”./tch
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...