Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq janë zotuar para Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se do të ndërtojnë disa shtëpi në qytetin e Irpin.
Rama është shprehur i lumtur që propozimi i tij dhe Abazoviq u pranua nga pala ukrainase. Madje ai pret që shembullin e tyre ta ndjekin edhe vendet tjera.
“Jam shumë i lumtur që u pajtuam me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet për të ndërtuar një bllok banesor, apo disa shtëpi, secili vend i yni, për fëmijët në Irpin”, është shprehur Rama, raporton Ukrinform, transmeton KlanKosova.
“Të jemi ne të parët, ndoshta do të shërbejë që të na bashkohen të gjithë”.
Rama dhe Abazoviq janë pritur në Kiev nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...