Qeveria shqiptare i ka dhënë ambiente për përdorim partisë “Bindja Demokratike” e drejtuar nga Astrit Patozi. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë të datës 25 shtator 2019 dhe është botuar në Fletoren Zyrtare më 27 shtator.
Mbledhja është drejtuar nga zv.kryeministri Erion Braeçe, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Në fletoren zyrtare, është publikuar vendimi “për dhënien në përdorim, pa shpërblim, nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare te partia ‘Bindja Demokratike’, si seli, të vilës nr. 1 dhe të palestrës në krah të saj, në bllokun e ish-vilave gjermane, Tiranë”.
Dosja



Prej kohësh Astrit Patozi është akuzuar nga opozita si një “patericë” e Edi Ramës, dhe se krijimi i partisë së tij është bërë për të legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit, që PD-ja i cilëson si “farsë”.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun