Dy ditë më parë, pas momentit që Vladimir Gjuta u kap pranë selisë së PS-së me një pistoletë me fishekë në gojë dhe i maskuar me kapele, Garda e Republikës rriti sigurinë e kryeministrit Rama. Pas mbledhjes së kryeisë së PS-së Rama nuk u largua me ‘Benz’ por me një “Lincoln” të blinduar.
Prej dy ditësh, Partia Demokratike ngre pyetjen se pse OFL e “Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?”.
Për këtë çështje ka folur në Report Tv, zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda. Ajo u shpreh se jo çdo person që ka një makinë të blinduar është kriminel dhe se subjekt i kontrollit janë të gjithë personat që përcaktohen në nenin 5 të Aktit Normativ.
“Kanë nisur kontrolle të rrepta për makina të blinduara, por kjo nuk do të thotë se çdo makinë e blinduar është e një krimineli. Neni 5 përcakton se kush janë subjektet dhe tani unë mesa u tha që subjekt të jenë personat që u thanë. Nëse nuk i përket një subjekti që është i aktit normativ për mua nuk ka asnjë shkelje” – tha ajo. Voda tha se nuk ka informacion nëse makina “Lincoln” është e blinduar./lapsi.al/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën