Në studion e “Top Talk” ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi e cilëson të kapitulluar opozitën përballë studentëve, duke pritur rastin që të komunikojë me ta.
Sipas Patozit, të treja forcat politike në vend janë të prekura nga protesta që zhvillojnë sot studentët.
“Tre forcat kryesore politike palë e ligjit të Arsimit. Bashën se ka ftuar njeri për të thënë se kush është zgjidhja. Studentët i kanë thënë që të qëndrojë larg. Por nuk besoj se kjo ka të bëjë vetëm me një ligj. PS-LSI e ka miratuar këtë ligj, PD nuk e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese, nëse do të ishte kundër atij ligji. Të treja janë të implikuara. Pra nuk mundemi ne që të sugjerojmë zgjidhje. Për një vend të lirë e demokratik gjithmonë përgjegjëse është qeveria. Por fakti që protesta i ka marrë edhe funksionet opozitës ka një refuzim total të klasës politike. Opozita e kapitulluar, mezi po pret të komunikojë me ta dhe t’u thotë që do plotësojë jo vetëm ato që kërkojnë ata, por edhe shumë gjera të tjera. Por a e zgjidh kjo problemin?!”, u shpreh Patozi./tch/
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...
Mjegulla e dendur, IHMK këshillon për kujdes në komunikacion
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...