
Italian Police car
Prokuroria italiane ka kërkuar burgim të përjetshëm për 42-vjeçarin shqiptar, Selami Bodi, i cili në tetor të vitit të kaluar vrau bashkëshorten e tij Etleva Bodi.
Gjatë hetimeve, policia zbuloi bisedat e çiftit falë analizave të celularëve dhe u provua se viktima kishte qenë pre e dhunës edhe në të shkuarën, raporton abcnews.al.
Etleva i kishte dërguar me mesazh Bodit më 3-4 tetor 2023, tre video në YouTube në gjuhën shqipe me lutje dhe monologje që fokusoheshin te temat “si të jesh burrë i mirë në fenë myslimane, të respektosh gruan e të mos e poshtërosh” dhe për “si ta trajtoni mirë gruan tuaj”.
Sipas asaj që doli në dëshmi gjatë fazës së gjykimit, ai e kishte mbajtur Etlevën larg familjes së saj dhe me radikalizimin islamik nuk i lejonte praktikisht asgjë edhe për sa i përket mënyrës së veshjes. Për dy vjet nuk ishte në gjendje të përdorte celularin e saj.
“Bodi duhet të shpallet përgjegjës për të gjitha faktet e regjistruara ndaj tij. Bodi është fajtor për keqtrajtim. Nuk ka qenë viktimë vetëm se e kanë goditur me shuplakë sepse keqtrajtimi është një krim i përbërë nga shumë gjëra bashkë.”, tha prokurori Giovanni Battista Ferro.
Vuçiq: Me tërheqjen e Kushnerit, Serbia humbi 750 milionë eu...
Zelensky: Ukraina s’do ta njohë Donbasin si rus
Çeku: Në palestrën e sportit “Minatori” po vendosen tribunat...
Rusia nuk ka gjasa të bjerë dakord për një marrëveshje paqej...
Jalen Johnson prezantohet tek Rahoveci
Mblidhen 1.2 milionë euro donacione për heroin e sulmit në A...