Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen do të vizitojë sot Tiranën, për të prezantuar planin e Bashkimit Evropian për përballimin e krizës energjetike.
Von Der Leyen do të pritet në takim nga Kryeministri Edi Rama dhe më pas të dy do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Von der Leyen do të takojë edhe Presidentin e Republikës, si dhe do të shohë një seksionin e hekurudhës Tiranë-Durrës që po ndërtohet me fonde të BE dhe BERZH.
Agjenda e takimit:
14:30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
15:45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri
16:30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri. /tvklan.al
Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka ...
Kombinimi i superushqimeve të shëndetshme për zemrën që duhe...
Siguria e barnave në Kosovë mbetet një çështje komplekse
Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Ësh...
Rama ndan fotoalbumin e javës: Nga memorandumi për hub-in en...
Marco Rubio do të takohet me Papa Leoni XIV më 7 maj