Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me situatën alarmante të zjarreve që kanë përfshirë disa zona të vendit, duke e cilësuar atë si kritike.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit u bën thirrje qytetarëve për kujdes dhe bashkëpunim me autoritetet.
“Me shqetësim të thellë po ndjek situatën kritike të shkaktuar nga zjarret, me të cilat po përballet vendi ynë. Në këto momente sfiduese dua të bëj thirrje për ndërgjegjësim maksimal nga secili prej nesh, duke treguar kujdes, angazhim dhe përgjegjësi. Ftoj të gjithë qytetarët, veçanërisht banorët e Bashkisë Gramsh, Njësisë Administrative Skënderbegas, ku situata është edhe më kritike, të bashkëpunojnë e të kontribuojnë krah për krah me strukturat e emergjencave civile, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe policinë, të cilët po punojnë dhe sakrifikojnë për të mbrojtur jetën, pronën, pasurinë”, tha ai.
Ai thekson rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes së qytetarëve ndaj strukturave shtetërore që ndodhen në terren për të përballuar situatën.
“Mbështetja jonë për ta, me çdo formë të mundshme, është jetike. Në emër të të gjithë shqiptarëve, falënderoj të gjithë efektivët e angazhuar, si dhe shpreh mirënjohje të thellë për ndihmën që po marrim nga vendet mike, përfshirë dërgimin e helikopterëve dhe pajisjeve të specializuara”, pohon ai./Arbresh.info
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së