Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar në selinë e Partisë Demokratike, ku u raportua se në tarracë ishin vendosur trupa të policisë.
Në një postim në mediat sociale, Berisha i bën thirrje Ramës që të rri larg selisë së PD, pasi siç thotë nuk është repart ushtarak por është seli e një partie.
“Edvin larg duart nga selia e PD! Ky nuk është repart ushtarak por është Selia e Partisë Demokratike!
Miq, në një akt të pashembullt, armiqësor absolut ndaj Partisë Demokratike, Kreu i Meduzës Edvin Kristaq Rama pushton me narkobandite me uniforme selinë e Partisë Demokratike!”, është ky reagimi i lideri historik të PD.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, lajmi për vendosjen e forcave të policisë u mohua nga Policia e Shtetit, Kryeministri Edi Rama dhe nga Lulzim Basha.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...