Një shqiptar u plagos nga policia greke në kufirin Greqi-Turqi, ndërsa transportonte klandestine drejt Selanikut.
22-vjeçari shqiptar po drejtonte një furgon të mbushur me 10 klandestinë pakistanezë, kur u diktua nga policia.
Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe shtoi shpejtësinë. Pak kilometra më larg humbi kontrollin e mjetit dhe furgoni doli nga rruga.
Sipas deklaratave të policisë greke, gjatë kohës që një polic mundohej t’i jepte ndihmën e parë, shqiptari ka tentuar t’i marrë armën.
Ai është qëlluar nga polici tjetër i patrullës. 22-vjeçari dhe një prej klandestinëve pakistanzë që u plagos në aksident u dërguan në spitalin e Kavallës.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...