Admir Bejo, 45 vjeç u gjet i plagosur në rrugë në lagjen “1 Maji”, Kuçovë.
Ai është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore dhe spas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, Admir Bejo dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Paraprakisht dyshohet se plagosja ka lidhje me një tentativë vrasje në vitin 2007.
Megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar dhe nëse autori i ka njohur agresorët.
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...