Pas 26 ditëve, gratë naftëtare në Shqipëri kanë vendosur që ditën e sotme të ndërpresin grevën.
Kjo ishte njoftuar që ditën e djeshme ku kreu i sindikatës së naftëtarëve tha se shpreson se takimi me kryeministrin do te jetë edhe fundi i të gjitha problemeve ekonomike që kanë rreth 900 punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh.
“Vendimi është marrë pak më parë nga naftëtarët dhe gratë pjesëmarrëse në grevën e urisë. Nesër ato do të ndërpresin grevën, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje për pagat e prapambetura. Në të kundërt do të rikthehen në grevë dhe protestat do të vazhdojnë’, tha dje, Sokol Dautaj kreu i Sindikatës së naftëtarëve.
Pasditen e sotme Rama ka konfirmuar se do të zhvillojë një takim me një përfaqësi të naftëtarëve protestues dhe pjesëtarë të grevës së urisë, raporton Tch.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...