Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka prezantuar ditën e sotme sistemin e i të parkingut me pagesë që do të jetë elektronik, si një mënyrë për të shmangur kaosin në kryeqytet.
Parkingu nëntokësor në sheshin ‘Skënderbej’ do të ofrojë 300 vende parkimi, paratë e të cilave sipas kryebashkiakut do të shkojnë për të blerë pemë për pyllin orbital.
Pra, sipas Veliajt, kjo do të thotë që çdo qytetar që po paguan parkimin në thelb po blen një pemë.
“Kemi bërë një propozim shumë të guximshëm për këtë vit. Kemi miratuar planin të ri urbanistik ku kemi parashikuar mbledhjen e 2 milionë pemëve në pyllin orbital. Propozimit që i kemi bërë financave të bashkisë është që çdo qindarkë që do të vijë nga parkimet e Tiranës do të shkojë për të blerë pemë për pyllin orbital. Kjo do të thotë që çdo qytetar që po paguan parkimin në thelb po blen një pemë”, tha Veliaj.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK