Ministri i Disaporës, Pandeli Majko tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se do të kandidojë në njësinë nr.5 në zgjedhjet e 25 prillit.
Majko do të jetë në listën e mazhorancës për kryeqytetin, aty ku gara është më e fortë dhe 90% vendimtare për fituesin e zgjedhjeve të përgjithshme.
“Nuk kemi thënë që kemi bërë mrekullinë. Kemi një qeverisje që për shkak të një veprimi të opozitës u vështirësuan punët. PS i ka të gjitha pushtetet, kjo na ka rritur përgjegjësinë jo sic thonë shkodranët ‘na ka hip vetja në qejf’. Mendoj që ne diskutojmë maksimumin tonë, një metaforë që dikush e konsideron si tavan, por për socialistët tavani nuk ekziston. Unë do të jem kandiat në njësinë nr.5. Ne jemi të privilegjuar që jemi në listat e PS-së”, tha Majko.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK