Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar një pjesë nga fjalimi i kryebashkiakut të Tiranës, ku sipas tij Erion Veliaj po nxjerr zbuluar “planin e shefit për ‘partitë e djathta’ qe do krijohen”.
“Ne e kemi këtë betejë shumë të rëndësishme. Është hera e parë që PS futet në betejë e bashkuar. Ku nuk del dot asnjë parti tjetër për të sfiduar Partinë Socialiste të Shqipërisë. Kjo është hera e parë që pala tjetër del e përçarë në pesë parti. Do ti numëroni gjatë ditëve që vijnë do ti numëroni. Imagjinoni nuk bëjnë dot zap shtëpinë e tyre, jo më të qeverisin shtëpitë tona”, shprehet Veliaj.
Sipas Palokës, ato që do krijohen nuk janë parti të dala nga PD, por janë parti që kryeministri Edi Rama, i ka krijuar i tmerruar nga humbja.
Postimi i plotë:
Degjojeni vemjen si i shpeton goja dhe nxjerr zbuluar planin e shefit per “partite e djathta” qe do krijohen… Nuk janë parti të dala nga PD, janë parti që i ka krijuar Rama i tmerruar nga humbja! Pleh ky e pleh ata qe vihen ne sherbim te ketij…Ne nje kosh do perfundojne!
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Pri...
Drenica transferon Victor Da Silvan
Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri në Gjakovë, policia...
Zjarr i madh në një objekt në Gjakovë
Xheneta futet brenda shtëpisë së Big Brother për 24 orë
Përmbytjet, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave