Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e proves materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.
Njoftimi/Lezhë
Tenton të furnizojë mjetin me lekë të falsifikuara, arrestohet në flagrancë nga policia
Gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar edhe kartmonedha të tjera të falsifikuara, në total 33 mijë lekë ( të reja).
Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një pikë karburanti në Kallmet ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin H.T. 52 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e proves materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.
Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave “./TCH
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...