Një pacient 52 vjeçar nga Tropoja i cili kurohej për COVID-19 prej disa ditësh është vetëhedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”, duke gjetur vdekjen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm.
“Më datë 01.11.2020, rreth orës 03:10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P. Gj., 52-vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
52 vjeçari është viktima e tretë në radhë që humb jetën në këtë spital duke u hedhur nga ndërtesa.
Me 2 shtator në mbrëmje Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, 65-vjeç u vetëhodh nga spitali duke gjetur vdekjen.Pacienti ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar.
Ndërkohë me 13 gusht, një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh gjithashtu nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
29-vjeçari kishte rreth një vit me probleme të shëndetit mendor. Në celularin e tij u gjet një SMS që u kishte dërguar familjarëve ku u thoshte se kishte vendosur t’i jepte fund jetës pasi kishte bërë gjëra përtej kufijve të tij. /Ora News/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...