Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi pak ditë më parë të ulë ditët e karantinimit në 5 ditë dhe afatin kohor të dozës përforcuese nga 6 në 5 muaj. Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli shprehet se ora policore nuk do të ndryshojë, derisa mbulesa e vaksinimit të arrijë në 80% të popullatës.
“Duhej që mbulesa vaksinale të ishte 80% që ora policore të hiqej, ndërkohë ne jemi afër 60% me 1 dozë te popullata target. Nuk jemi aty ku duhet, afër standardeve të BE”.
Sipas Rakacollit, edhe pse infektimet kanë pësuar rënie, shqetësuese janë humbjet e jetëve në radhët e të pavaksinuarve në Spitalin Infektiv.
“Vazhdojnë që jetët e humbura dhe shtrimet në spitale të jenë të personave të pavaksinuar, sikurse vihet re që 1/3 e të shtruarve janë të moshës aktive 35- 50 vjeç”.
Lehtësimin apo heqjen e masave kufizuese po e aplikojnë shumë vende fqinje apo evropiane, ndërkohë që në vendin tone pritet të ketë një zbutje të tyre në Mars./ Klan News
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë