Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka debatuar ashpër sot me përfaqësues të opozitës, për planin e ri të Liqenit Artificial dhe për strehimin e komunitetit rom. Leonard Olli, anëtar i Këshillit Bashkiak për Partinë Demokratike, i ndërpreu fjalimin kryebashkiakut Veliaj, ndërsa ai ishte në transmetim live në TV.
Olli akuzoi Bashkinë se nuk po zbaton rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe në emër të fasadës po tregohen agresivë me masa shtypëse ndaj të varfërve. Debati mes Veliaj dhe Ollit ka kaluar edhe në fyerjemes njëri-tjetrit, për tema si morali apo edukata qytetare. Ndiqeni dialogun e plotë nw videolajmin tonë…
Veliaj: Më vjen mirë që na janë bashkuar edhe kolegët e opozitës. Një nga premtimet që po mbajmë është ai për të kthyer parkun e liqenit në një park që u takon qytetarëve të Tiranës dhe jo zaptuesve të Tiranës, në një park që ka nevojë për gjelbërim dhe jo që ishte kthyer në një gropë septike.Sigurisht që është më mirë që jemi ndarë kështu. Avokatët e zhulit, avokatët e gropave septike, avokatët e gjelbërimit, avokatët e pastrimit në anën tjetër. Sigurisht që edukata është pjesë e kësaj ..
Olli: Urime për shoun e bukur që po e zbukuroni qytetin me a ksione me goditje të përqendruar
Veliaj: Ne besojmë tek gjelbërimi, jo tek banjot, nëse keni nevojë për banjo e keni përballë. Këtu është për qytetarët
Olli: Mbi të gjitha duhet të besoni tek e drejta e njerëzve për të jetuar. Me dhunën….
Veliaj: Kush është dhuna?
Olli: Ja me fadroma , ja, ja e dokumentuar…
Veliaj: Që pastrohet qyteti i thoni dhunë, që gjelbërohet qyteti i thoni dhunë, por qyteti do gjelbërohet,?!
Olli: Me dhunë policore…
Veliaj: Qyteti do të gjelbërohet. Dashnorët e zhulit të shkojnë tek SHQUP-i, të dashurit e gjelbërimit do të rrinë këtu.
Olli: E keni gabim, ju jetoni në zhul moral dhe politik
Veliaj: Kjo është e pasjellshme që po bën
Olli: Unë ju dhashë dorën
Veliaj: Do vijnë të luajnë edhe fëmijët e tu në një vend të gjelbëruar
Olli: Respektoni të drejtën minimale të jetesës dhe të banesës
Veliaj: Edhe fëmijët tuaj d o të luajnë
Olli: Lerini ata fëmijë të shkojnë në shkollë, mos diskriminoni shtresat në nevojë, është e turpshme
Veliaj: Edukata mësohet në shkollë nuk janë këtu që ta mësojnë. Më lini ta prezantoj dhe mëso si bëhet qyteti
Olli: Çfarë të prezantoni?
Veliaj: Kishit 4 vjet…ja vizioni juaj për qytetin (Tregon me gisht mbeturinat)
Olli: Kalofsh mirë, Faleminderit
Veliaj: Gishtat përpjetë dhe aty ku duhet. Surprizë më të bukur për të treguar diferencë mes shpellës dhe qytetit ne nuk mund të kishim uruar, kështu që i falënderoj nga zemra përfaqësuesit e shpellës dhe mezi pres që edhe fëmijët e tyre të vijnë dhe ti gëzohen një hapësire të gjelbër në Tiranë.
Kurti takon ambasadorët e BE-së, diskutohet formimi i instit...
KQZ: Vazhdon rinumërimi i votave, 64 nga 914 vendvotime të p...
Osmani: Kosova është gati për kapitullin e rradhës, statusin...
PDK akuzon Qeverinë për krizën energjetike, paralajmëron kom...
Kurti dhe Walker flasin për zhvillimet e fundit në vend
1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefisht...