Zhvillimi i teknologjisë, demokracia dhe të drejtat e njeriut, ishin kryefjala e pranverës frankofone 2017. Presidenti i republikës Bujar Nishani thkesoi gjatë fjalës së tij në pritjen e mbajtur në presidencë, se revolucioni teknologjik dhe kibernetik po ndryshon me shpejtësi jetën e planetit.
Bujar Nishani: Zhvillimet teknologjike kanë prekur horizonte të papara më herët dhe kanë hapur gjithashtu dimensione të reja për shoqërinë njerëzore. Por këto zhvillime kanë ngritur gjithashtu edhe shumë pikëpyetje e pasiguri për të ardhmen, që duhen adresuar me shumë kujdes, dhe ku arti e kultura, si gjithmonë mund të luajnë një rol shumë të veçantë dhe orientojnë shoqëritë tona drejt një të ardhmeje më të sigurt.
Festa për “Pranverën e Frankofonisë” u përshëndet edhe nga përkthyesi Edmond Tupja, si dhe nga Ambasadori i Republikës Franceze, Sh.T.Z. Bernard Fitoussi, të cilit Presidenti i Republikës i akordoi Titullin “Për Merita të Veçanta Civile, për kontributin e dhënë për përparimin evropian të vendit.
Fitoussi: Këtë vlerësim ia kushtoj familjes sime, bashkëpunëtorëve, por edhe popullit shqiptar, të cilit i uroj përparim dhe arritje sa më shpejt të integrimit evropian. Shqipëria e meriton vërtet denjësisht.
Prej vitit 1999, vendi ynë është një prej 84 vendeve anëtare në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, që promovon barazi e solidaritet.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...