Shqipëria po bën një prezantim dinjitoz në kampionatin Botëror të të rinjve dhe U23 të rafting që po zhvillohet në Itali.
Në këtë eveniment të rëndësishëm morën pjesë 35 skuadra nga 15 vende të ndryshme të botës. Garimi u bë në 3 disiplina; zbritje në lumë, slalom dhe kokë më kokë. ndërsa në garën e zbritjes së lirë, Shqipëria u rendit në vendin e 9 me 50 pikë, në atë kokë më kokë arriti të fitojë garën e saj.
Garimi në Botërorin e rafting nisi në Dora Baltea për të vijuar më pas në impiantin Ivrea Canoe, shkruan Top Channel.
Federata Botërore e Rafting vetëm këtë vit u bë anëtare zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Kanotazhit, diçka që erdhi pas një marrëveshje mes këtyre dy institucioneve.
Rafting është një sport i bukur dhe me adrenalinë, por nga ana tjetër është edhe një promovues i turizmit, ndërkohë që rrit përgjegjësinë e personave kundrejt natyrës dhe lumenjve.
Në Shqipëri nuk janë të paktë ata që e praktikojnë këtë sport dhe sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara, në një të ardhme vendi ynë do të bëhet organizator i një prej evenimenteve më të rëndësishme të kësaj disipline sportive.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...