Fatos Nano tha se Ilir Meta ka patur gjithmonë një plan B në politikë, ndërsa i pyetur në emisionin “Opinion”, se si e shihte rolin e tij si President i vendit, e cilësoi atë si politikanin tek i cili sheh pjesën më të madhe të 7 mëkateve të Biblës.
Pjesë nga intervista
Fatos Nano: Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë.
Blendi Fevziu: Cili ishte plani B i Metës?
Fatos Nano: Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim Ilirin, “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat”. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes.
Blendi Fevziu: Po si President si e gjykoni?
Fatos Nano: Më ler ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm.
Blendi Fevziu: Është Presidenti i sotëm?
Fatos Nano: Të shtatë mëkateve të biblës, ligësia, grykësia…
Blendi Fevziu: E thoni këtë se ai u largoi përfundimisht nga politika?
Fatos Nano: Jo. E them se e shoh përditë, u jep prova të gjithëve përditë./Opinion.al
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...