I gjithë territori i Shqipërisë paraqitet kryesisht i vranët por në zonat Jugore do të ketë edhe kthjellime të shkurtra gjatë paradites.
Pasditja mbetet nën ndikimin e motit të vranët por mundësia për reshje në territor vlerësohet thuajse zero, përjashtuar ekstremin kufitar Pogradec- Korcë-Bilisht ku mund të ketë reshje të papërfillshme dhe të izoluara.
Vranësirat do të mbeten dominante edhe gjatë orëve të natës, në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por mbeten thuajse konstante në mesditë duke ruajtur maksimumin territorial prej 22 °C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...