Sipas MeteoAlb, vijon depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme në Shqipëri duke diktuar mot me vranësira dhe shira ku më të dukshme do të jenë në zonat veri-veriperëndimore të Shqipërisë.
Orët e mesdites do të sjellin herë pas here intervale të shkurtra me kthjellime përgjatë shtrirjes perëndimore duke lënë me vranësira dhe shira të dobët të gjithë zonën malore.
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes pritet shtim i intensitetit të shirave në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë. /tvklan.al
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...
Shfaqet rast i ri i etheve afrikane të derrave në Kroaci
Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen...