Çdo pacienti të shëruar nga COVID 19 i duhet një periudhë 14 ditore inkubacioni shtesë, pasi jo vetëm rrezikon të infektohet sërish, por ai vetë është burim infeksioni në masë të tjerët edhe pse analizat mund të kenë dalë negative.
Kita Sallabanda: Jo vetëm që ka rrezik të infektohet sërish më mbrapa por ka edhe një problem tjetër. Sipas të dhënave kur një person konsiderohet i shëruar mund të emëtoje virus gjatë dy javëve. Jo vetëm që mund të infektohet përsëri nga koronavirusi sepse ka shumë mutacione të këtij vitusi, por e keqja është se edhe nëse testet dalin negative ai mund të infektojë sërish përgjatë dy javëve.
Kita Sallabanda, mjeku shqiptar në Spanjë, i specializuar në neurokirugji dhe radiokirurgji në një lidhje me skype për Ora News duke komentuar edhe situatën e krijuar sot në tregjet e vendit para mbylljes së qarkullimit thotë se shoqëria akoma nuk është ndërgjegjësuar për rrezikun e këtij virusi.
Kita Sallabanda: Ne i kemi thënë të gjitha. Problemi është si po përgjigjet shoqëria ndaj këshillave që kemi dhënë. Në mënyrë të trishtuar shoh që shoqëria nuk po bën punën e duhur. Ju dhatë grumbullimin e njerëzve për të bërë pazar, kjo është e palejueshme, e patolerueshme, është e dëmshme. Koronavirusi ëhstë çështje e gjithë shoqërisë. Nuk ka sistem shëndetësor në botë që të përballojë fluksin e kësaj sëmundje. Njerëzit nuk kanë arritur akoma të kuptojnë rëndësinë sesa i rrezikshëm është infeksioni i kësaj sëmundje.
E ndërsa vaksina kundër COVID19 është ende larg, mjeku thotë se e vetmja mënyrë për të dalë të fituar ndaj kësaj pandemie është higjiena dhe vetëizolimi.
Për këtë, thotë ai, shembulli më i mirë është Kina, e cila ju rikthye jetës normale pas dy muajsh.
Kita Sallabanda: Për të arritur te vaksina na duhen edhe tre muaj. Spanja ka dhënë 30 milion euro për vaksinën por jemi akoma larg. Ajo që mund të bëjmë sot është higjiena dhe izolimi. E demostroi Kina. E mundën koronavirusin. Këtë eksperiencë duhet ta marrim. Kina pas 54 ditësh vetëizolim filloi të dalë nga shtëpia.Në Kinë njerëzit pas 2 muajsh kanë filluar jetën normale. Duhet të luftojmë këto dy muaj që të kemi një jetë të qetë pa frikë pas koronavirusit.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...