Dhoma e ulët e parlamentit italian miratoi me 273 vota pro dhe asnjë kundër ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Shqipërisë.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve, Igli Hasani dhe Antonio Tajani.
Dokumenti rregullon përfitimet e pensioneve, papunësisë, sëmundjeve dhe amësisë së atyre që ushtrojnë ose kanë ushtruar një aktivitet si të punësuar ose të vetëpunësuar në të dy shtetet.
Projektligji tani i kalon Senatit dhe nëse edhe dhoma e lartë e parlamentit e miraton, marrëveshja për sigurimet shoqërore quhet e ratifikuar plotësisht.
Janë rreth 500 mijë shqiptarë që përfitojnë nga marrëveshja me Italinë, si dhe 4 mijë shtetas italianë, që përfitojnë pension në Shqipëri.
Për të marrë pension në Itali duhen 20 vite pune, ndërsa për të përfituar pension në Shqipëri mjaftojnë 15 vite pune./rtsh.al/
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë