Ministria e Jashtme Hungareze konfirmon se ish-kryeministri Nikolla Gruevski para se të arrijë në Hungari, ka kërkuar azil në ambasadën hungareze në Tiranë, njofton “Radio Evropa e Lirë”.
“Kërkesa për azil politik nga Gruevski nuk është çështje politike por ligjore dhe se Hungaria po punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Maqedoninë dhe se vazhdon të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së”.
Nga Ministria gjithashtu shtojnë se nuk kanë informata se në çfarë mënyre Gruevski ka dalur nga Maqedonia, por shtojnë se “ai erdhi në Hungari në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Më herët nga MPJ e Hungarisë kanë theksuar se nuk kanë informacione se si Gruevski ka hyrë në Hungari.
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus