Ministri Tahiri: Balili nuk i shpëton arrestimit

20:46 | 16 Dhjetor 2016
M. A.

Ministri shqiptar i Brendshëm, Saimir Tahiri i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për çështjen e Klement Balilit.

Kreu i ministrisë së Brendshme në një postim në Facebook, thekson se, Balili është peshqesh i qeverisë së demokratëve, ndërsa shtoi se i shumëkërkuari nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.

“Trimat e Shqup-it përsëri akuzuan Policinë dhe mua personalisht për mos arrestimin e Klement Balilit.  Dua t’ju them sot se ashtu si gjithë llumin e Lazaratit e të drogës, të krimit të organizuar e të korrupsionit në polici e gjetëm nuk e sollëm ne, po e trashëguam nga ju, edhe Klement Balilin nga ju e kemi peshqesh!”, shkruan Tahiri.

Ministri shkruan se shpifjet tuaja, për shëtitjet e tij nëpër plazhe e nëpër Tiranë apo fotomontazhet e qytetarëve tuaj dixhitalë me gjoja Balilin mbi jahte nën mbrojtjen e policisë, nuk na kanë penguar po na kanë motivuar edhe më shumë në ndjekjen e këtij krimineli në kërkim.

“Është e vërtetë, policia nuk ka arritur ende ta arrestojë dhe operacionet e njëpasnjëshme që kemi organizuar nuk kanë dhënë ende sukses. Por kjo nuk do të thotë se ne mbrojmë Balilin, sepse kjo është njësoj si të thuash që jo vetëm DEA apo CIA po vetë qeveria amerikane që u investua me burime njerëzore e materiale të papara ndonjëherë, për vite të tëra, në kapjen e Eskobarit, mbronte Eskobarin dhe nuk luftonte për arrestimin e tij”.

Shpërndaje në rrjete sociale