Kreu në detyrë i Kuvendit Ilir Meta tha në intervistën për Eni Vasilin se LSI nuk do të dëmtohet nga mungesa e tij në zgjedhje, përkundrazi.
Madje ai ka bërë një batutë duke u kujtuar të gjithëve finalen e kampionatit europian të vitit të kaluar, ku pavarësisht se ylli i Portugalisë la ndeshjen, përsëri kupa u ngrit nga Portugalia.
“A do dëmtohet LSI nga ikja ime? Zero. Aq sa u dëmtua Portugalia me Francën në fianle kur u dëmtua Ronaldo në fushë. Por pavarësisht dëmtimit të kapitenit, Portugalia fitoi falë mobilizimit të ekipit”- tha Meta. Meta ka bërë dhe një premtim përpara gazetares Eni Vasili, e cila e pyeti atë se sa mandate do të fitojë LSI në këto zgjedhje.
“Kësaj pyetje mund t’i përgjigjet Petrit Vasili. Unë do ua them para se të hapen kutitë se sa mandate do marrë LSI. Unë them se LSI ka të gjitha mundësitë për të qenë forcë e parë”- tha Meta.
Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ...
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...