Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Greqi, Kryetari i Kuvendit të Shqipërsë, Ilir Meta u prit sot në Athinë nga kryetari i Parlamentit të Greqisë, Nikolaos Voutsis.
Meta tha se kjo vizitë e tij në Athinë synon të nxisë bashkëpunimin mes dy parlamenteve.
“Marrëdhëniet strategjike mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë rëndësi rajonale dhe mesdhetare, ndaj të diskutojmë hapur dhe në mënyrë konstruktive, në interes të së ardhmes së përbashkët dhe të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe duke zgjidhur kështu çështjet e trashëguara nga e kaluara dhe të mbartura në kohë”, nënvizoi Meta.
Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në anëtarësimin e saj në NATO, në marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në BE dhe që jep ndaj ecurisë së saj në procesin e integrimit evropian.
Meta dhe Voutsis ndanë bindjen e përbashkët se shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura të shëndosha të lidhjeve dhe bashkëpunimit mes vendeve dhe popujve tonë.
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...
“Mbyllet këtu e gjitha”/ ‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brothe...
Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rre...
Chelsea ndalet me barazim nga Leeds United
Presidenti Macron: Sistemi amerikan i drejtësisë “duhet të b...
Policia e Kosovës godet krimin e organizuar ndërkombëtar