Presidenti i Republikës Ilir Meta përkujton tre prej emrave të njohur të historisë së Kosovës para luftës së vitit 1999.
Kreu i shtetit, teksa poston një faqe të gazetës “Zëri i Kosovës”, shpreh të gjithë admirimin e tij për Bardhosh e Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zekën me rastin e 39-vjetorit të vrasjes së tyre.
“Tre flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë! LAVDI!“, shkruan Meta mbi foton e publikuar në Facebook.
Dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, aktivistë aktivë politikë kundër regjimit jugosllav në Kosovë, u vranë në një atentat më 17 janar 1982 në Untergrupenbach, Gjermani.
Nga autoritetet gjermane u raportua se ky ishte kulmi i luftës së fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav eleminonin kundërshtarët politikë në Jugosllavi dhe jashtë saj.
Jusuf Gërvalla, i cili ndërroi jetë në spital, do ti thoshte autoriteteve vendase këto fjalë: “Ishte UDB-ja“.
Ndërsa gazeta gjermane “Der Spiegel” do të shkruante në numrin e nesërm: “jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë Shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit”
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...
Arijon Ibrahimovic shënon golin e parë në Bundesligë
Ekspertët: BE synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serb...