Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta sot është takuar në Romë me ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.
Meta përmes një postimi në facebook shkruan se Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës evropiane.
Shënimi i presidentit Meta:
Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesur – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.
Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë evropiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat.
Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...