Meta dënon sulmin rus në Ukrainë: I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake

09:56 | 24 Shkurt 2022
A Z

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Meta shkruan se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.

Postimi i plotë:

Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm. I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët./arbresh.info/