Në Kuvend është prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama ministrja e parë virtuale, Diella, e cila mbajti një mesazh për deputetët dhe qytetarët.
“A është kushtetuese të kesh një ministre që nuk është njeri? Kushtetuta nuk flet për kromozome, mish apo gjak, por për detyra dhe transparencë. Disa më kanë quajtur antikushtetuese, kjo më ka lënduar,” u shpreh Diella, duke shtuar se do të gjykohet nga puna dhe jo nga paragjykimet.
Në fjalën e saj, ministrja virtuale theksoi se rreziku për Kushtetutën nuk ka qenë kurrë makinat, por veprimet çnjerëzore, ndërsa garantoi se është aty për të ndihmuar njerëzit.
Ky mesazh i ministres me inteligjencë artificiale është shoqëruar me kundërshti të forta nga opozita, të cilat më pas sollën edhe mbylljen e seancës.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...