Në Athinë, në një takim me emigrantët shqiptarë në Greqi, Fatmir Mediu, kreu i partisë republikane akuzoi qeverinë shqiptare se me pazaret e saj te drogës dhe me injorancë në qeverisje e la vendin jashtë BE-së.
“E vërteta është se të ardhmen tonë s’mund ta lëmë peng të asnjë politikani, të asnjë qeverie, për më tepër të Ramës dhe Metës, të mazhorancës pazare që ka marrë peng Shqipërinë. Që shan pa fund, fyen pafund. Që ka sjellë pasigurinë, krimin, drogën, kanabisin, një injorancë në qeverisje që bën ato veprime, korrupsionin e lartë, duke na lënë jashtë dyerve të Bashkimit Europian”, u shpreh Mediu.
Kreu republikan iu kërkoi emigranteve të bëhen pjesë e proceseve politike në Shqipëri dhe të marrin pjesë në zgjedhje për të larguar një qeveri që ai e cilësoi të papërgjegjshme për shqiptarët.
“Po çfarë i mungon Shqipërisë për të ecur përpara? Mendoj se i mungon një qeveri e përgjegjshme. Qeverisja e sotme në Shqipëri, për fatin e keq, në gjykimin tim, nuk është një qeveri që i shërben interesave të shqiptareve dhe Shqipërisë, por përkundrazi ajo po i kthen shqiptarët në viktima të krimit dhe korrupsionit, varfërisë dhe pasigurisë”, tha Mediu. /TCH/Arbresh.info
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Dev4geLtCPE]
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C