Rritja e numrit të të infektuarve nga COVID-19 gjatë javëve të fundit duket se ka vënë në lëvizje qeverinë shqiptare për fuqizimin e kapaciteteve spitalore.
Këtë e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një inspektimi në Institutin e Shëndetit Publik ku u shpreh se kjo strategji fokusohet tek testimi dhe gjurmimi epidemiologjik.
Ajo u shpreh se në dispozicion të Institutit të Shëndetit Publik janë rritur mbi 90 mijë teste anticovid si dhe do të vijojë më tej forcimi i kapaciteteve.
“Më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja për ta fuqizuar këtë laborator për të përballuar atë që mund të vijë nesër. Çfarë është e rendësishme është që ne kemi një plan, kemi një strategji për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Gjithashtu kemi dhe një plan më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurminin dhe hetimin epidemiologjik”, tha Manastirliu.
Gjithashtu ajo u bën thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues në luftën kundër koronavirusit dhe të respektojnë sa më shumë masat./oranews
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...