Makina godet biçikletën në Elbasan, i plagosuri në gjendje të rëndë

12:05 | 29 Dhjetor 2019
A Z

Një automjet ka përplasur mëngjesin e sotëm një biçikletë në Elbasan dhe për pasojë drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin e e rrugës kombëtare që lidh qytetin e Elbasanit me ish-Kombinatin Metalurgjik, ku makina me targa AA293ME ka përplasur një biçikletë.

Bëhet e ditur se drejtuesi i biçikletës është përplasur në pjesën e përparme të makinës dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Sipas informacioneve paraprake ka qenë biçikleta, e cila i ka prerë rrugën automjetit.

Drejtuesi i biçikletës është dërguar fillimisht me urgjencë në kirurgjikun e Elbasanit, por më pas për shkak të gjendjes së rëndë është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shpërndaje në rrjete sociale