Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shndërrimin e Shqipërisë në vend të drogës dhe të krimit të organizuar.
“Droga nuk është problem politik, por është problem kombëtarë. Pa zgjidhjen e këtij problemi, Shqipëria nuk ka të ardhme”.
Ai ka fajësuar Ramën për amatorizëm dhe papërgjegjësi në zbatimin e politikave kombëtare ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të rajonit.
“Në ditën e Pavarësisë e trajton Kosovën si provincë të Shqipërisë. Kosova është një shtet sovran dhe arritje shumë e rëndësishme e të gjithë shqiptarëve. Ai i jep municion palës tjetër të luajë me tezën e Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Basha për median shqiptare në Maqedoni “Almakos”.
Sipas tij, marrëdhëniet e Shqipërisë me Maqedoninë janë në koma, sepse ka shumë takime boshe të cilat nuk prodhojnë rezultate konkrete për qytetarët e të dy vendeve.
Lidhur me rolin e partive shqiptare në Maqedoni, të cilat keqpërdorin vizitat në Shqipëri për të mbuluar dështimet e tyre politike, Basha përgjigjet se Tirana nuk është vendi ku lahen mëkatet e tyre sepse qeveria shqiptare ka shumë mëkate ndaj shtetasve të saj e jo më të kujdeset për shqiptarët jashtë kufijve.
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...