Një lëkundje tërmeti është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57 me orën lokale (09:57 UTC), me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ndodhej 4 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.
Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga qytetarët, por nuk ka pasur raporte për dëme materiale apo persona të lënduar.
Ky është një tërmet me magnitudë të ulët dhe nuk ka shkaktuar shqetësime të mëdha për sigurinë e qytetarëve./euronews.al
Ademi viziton Kosovën U21: Synimi është kualifikimi në Euro ...
Katër shtetas shqiptarë arrestohen në Serbi për “nxitj...
Spiropali – Ballës: Thirre grupin dhe zhvillojmë një d...
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën