Ministrja e Arsimit Evis Kushi u ka bërë thirrje mësuesve, pedagogëve dhe studentëve që akoma nuk e kanë marrë vaksinën të përfitojnë nga muaji i hapur i vaksinimit përgjatë gushtit.
Ajo shprehet se kjo është mënyra më e mirë për të shtruar rrugën për një vit të ri shkollor të suksesshëm.
“Në këtë muaj të hapur vaksinimi për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, inkurajoj çdo mësues, pedagog dhe student që nuk është vaksinuar deri më tani, të kryejë vaksinën në qendrat shëndetësore apo pikat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin.
Kjo është mënyra më e mirë që të shtrojmë rrugën për një vit të ri shkollor dhe akademik sa më të mbarë e të suksesshëm”, shkruan ministrja.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...