Kontigjenti i gjashtë i forcës detare shqiptare dhe anija ‘Oriku’, u kthyen paraditen e të dielës nga misoni në detin Egje, në kuadër të operacioneve të NATO-s, për parandalimin e trafikut klandestin nga vende të Lindjes së Mesme.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vlerësoi dimensionin njerëzor dhe të shpresës në këtë operacion ndërkombëtar të ushtarakëve detarë shqiptarë, raporton TCH, transmeton portali arbresh.info
“1000 jetë të shpëtuara nga ju, mijëra zemra që ju falënderojnë në emër të jetës dhe për dorën e shpresës që ju keni zgjatur. Keni ngjallur shpresë tek ata njerëz që vijnë nga zona të pasigurta, që i kanë detyruar të ndërmarrin këto veprime të rrezikshme. Ju kemi shpëtuar ¼ e viktimave të trafikut klandestin gjatë këtij viti”, tha ministrja Olta Xhaçka.
Misioni në detin Egje tanimë do të vijojë nga kontigjenti i shtatë i forcës detare shqiptare, së bashku me anijen ‘Butrinti’, e cila është e pajisur edhe me armatim modern sipas standardeve të NATO-s.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...