Viktima është 39 vjeçare ndërsa i arrestuari, bashkëshorti i saj është një 42-vjeçar.Të dy janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Paraditen e së premtes, Policia e Kantonit Thurgau ka gjetur një grua 39 vjeçare të pajetë në një banesë në Erlen, Kantoni TG, për të cilën supozonte se ishte e vrarë, transmeton albinfo.ch.
Pak pas orës 11:00, një burrë ka telefonuar në qendrën kantonale të thirrjeve të urgjencës, për të treguar se kishte plagosur për vdekje gruan e tij.
Burri në fjalë është arrestuar në vend. Ai nuk ka rezistuar, shkruan policia kantonale e Thurgaut.I arrestuari është një 42-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Prokuroria publike ka nisur një hetim penal ndërsa policia ka nisur hetimet.
Gruaja gjithashtu ka rrënjët në Maqedoninë e Veriut, thonë të afërmit, shkruan 20minuten.ch. Burimet e albinfo.ch konfirmojnë se bëhet fjalë për një çift shqiptrar nga Maqedonia e Veriut. Çifti kanë tri vajza adoleshente.
Duket të ketë pasur debate të përsëritura ditët e fundit mes çiftit, thotë një i afërm, sipas të cilit, divorci mes tyre ishte i afërt.
Burri kohët e fundit ka qenë i paaftë për të punuar për shkak të një sëmundjeje.“Kjo e shqetësonte atë”, thotë më tutje i afërmi. “Dikur ishin shumë të lumtur, qeshnin shumë. Por në javët e fundit marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar”.
“Jemi në shok”, thotë një fqinj. Ai e përshkruan të dyshuarin si “një person të sinqertë, të këndshëm dhe normal”.
Ai qeshte shpesh dhe ishte në disponim të mirë. Por në ditët e fundit ai kishte ndryshuar. “Ai nuk na përshëndeste më dhe mezi fliste”.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...