Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi sot në një intervistë për “Politico” se, Shqipëria po bën një punë të shkëlqyer për anëtarësimin.
E pyetur nëse ishte e shqetësuar për situatën aktuale në Shqipëri dhe me hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, apo se si po e menaxhonte kryeministri Edi Rama procesin e anëtarësimit, Kos u shpreh se, “Shqipëria ka bërë një punë të shkëlqyer”.
“Pra, ne jemi tani në procesin, nga shtetet anëtare, të kalimit përmes standardeve të ndërmjetme për sundimin e ligjit, dhe duket mirë. Por natyrisht ka disa raste, dhe ju përmendët rastin e Ballukut, të cilin ne po e monitorojmë vërtet mirë”, tha Kos.
“SPAK, agjencia kundër korrupsionit në Shqipëri, po bën një punë të shkëlqyer, dhe është disi normale që pastaj ata gjejnë raste. Pra, e rëndësishme është që nëse ato raste janë aty, cilat janë reagimet ndaj tyre? Dhe këtë e monitorojmë edhe ne”, u shpreh Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin e BE.
Komisionerja theksoi se përtej ligjeve të mira, sfida kryesore me korrupsionin mbetet ndryshimi i mentalitetit.
“Një tjetër çështje me antikorrupsionin, e cila do të thoja që është tipike për të gjitha vendet kandidate, mund të keni legjislacionin më të mirë për luftimin e korrupsionit, por nëse korrupsioni është i pranuar në vend, atëherë keni një tjetër problem. Pra, të gjitha ato vende po kalojnë përmes këtij procesi të ndryshimit të mentalitetit ndaj korrupsionit, dhe kjo kërkon pak kohë”, tha Kos.
Katër shtetas shqiptarë arrestohen në Serbi për “nxitj...
Spiropali – Ballës: Thirre grupin dhe zhvillojmë një d...
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grab...