Dy shtetase ukrainase janë gjetur të vdekura këtë të premte në zonën e Selvisë në Tiranë.
Dy vajzat ukrainase që u gjetën të pajeta në një banesë private në Rrugën e Dibrës në Tiranë janë shtetaset Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova.
Sipas informacioneve paraprake të policisë ka dyshime ato kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Pritet kryerja e autopsisë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjes.
“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./euronews.al/
Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca
Kusari-Lila: E rëndësishme që të ketë kompromis për zgjedhje...
Foda e Muriqi kërkojnë fitore: Jemi afër të bëjmë historinë
Haliti: Vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë, të arr...
Merz: Përfundimi i luftës me Iranin çelës për kontrollin e ç...
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Vendi s’duhet të shkojë...