Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri vizitën e parë zyrtare jashtë vendit që nga marrja e postit. Ai zgjodhi shtetin fqinj, Shqipërinë që ta vizitoj të parin.
Atje ai u prit nga homologu i tij, Edi Rama, me të cilin njoftuan për shumë ide që planifikojnë t’i realizojnë në dy shtetet shqiptare, shkruan Indeksonline.
Heqja e kufijve mes Kosovës e Shqipërisë u përfol shumë në takimin e tyre. Profesori i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku për idenë e shefave të ekzekutivit ka thënë se kjo varet nga anëtarësimi i dy vendeve në organizatat ndërkombëtare.
Ai ka thënë për Indeksonline se çështja e kufijve mes dy shteteve është çështje e raporteve ndërkufitare dhe se kjo mbetet të shihet a do të realizohet gjatë ditëve në vijim, ndonëse BE-ja do të kundërshtonte një gjë të tillë.
“Sa i përket zonës shëngen, aplikimi i rregullave të reja në raport me vendet e kësaj zone, vije si rezultat i shkallës së lartë të rrezikut nga organizatat dhe aktet terroriste që kanë ndodhur në këto vise. Kontrolli kufitar vije pra si rezultat i rrezikut që organizatat terroriste paraqesin për disa vende të BE”, ka theksuar Mazreku.
Për idenë tjetër që Haradinaj e Rama prezantuan gjatë një konference të përbashkët në lidhje me krijimin e konsulatave të përbashkëta nëpër botë, ai mendon se do të ishte një veprim i duhur.
“Sa i përket konsullatave të përbashkëta, është veprim i duhur sepse edhe paslufta na tregon që në veprimet diplomatike për Kosovën dhe në emër të saj, pavarësisht që Kosova nuk ka qenë falënderuese, shteti shqiptar dhe diplomacia e saj na ka ndihmuar shumë. Historia e diplomacisë shqiptare dhe eksperienca e saj është më e avancuar se ajo e jona, prandaj çfarëdo mbështetje që na vjen është e mirëseardhur”, ka shtuar Mazreku.
Sipas tij, një nga faktet se Kosova nuk është e pasur sa të ketë shërbim konsullor në shumë vende, atëherë nuk ka pse të mos përdoren konsullatat bashkë me Shqipërinë.
LDK nesër mban konferencë për media
Ia përmendën faktin që s’ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënes...
Katastrofa në Los Angeles/ Kompania Warner Bros. do të dhuro...
Kurti: 25 ditë deri te 9 shkurti, do të punojmë 25 orë në di...
Pamjet nga Trossard duke lënduar Pedro Porron bëhen virale: ...
Pasagjeri humb jetën në bordin e avionit të nisur nga Parisi