Pas transmetimit natën e mbrëmshme të dokumentarit “Narcotica” në televizionin “Rai 3”, i cili tregonte se si bëhej trafikimi i drogës nga Shqipëria në Itali, ka ardhur edhe reagimi i kreut të partisë ZGJIDHJA, z. Koço Kokëdhima, i cili e quan këtë si një dëshmi me tepër se kryeministri Rama ja ka kaluar edhe Eskobarit.
Përmes një reagimi në “Twitter”, kreu i ZGJIDHJA-s thotë se Rama e ka vendosur shtetin në shërbim të mafias dhe drogës, duke ndarë pushtetet e paratë me të.
“Dokumentari “Narcotika” i shfaqur mbrëmë në televizionin italian RAI3 është një dëshmi më shumë se Rama ia kaloi Eskobarit. Ai vendosi shtetin në shërbim te mafies së drogës, ndan pushtet dhe para me të,” shkruan Kokëdhima në “Twitter”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...